Dyshuan për Covid-19, reagon Beren Saat

Aktorja e njohur turke, Beren Saat, së fundmi ka udhëtuar drejt Londrës me partnerin e saj, e si pasojë e këtij udhëtimi fansat dyshonin se mund ta ketë marrë koronavirusin, shkruajnë mediat turke.

Madje së mundmi thuhet se dikush i ka shkruar për ta pyetur nëse ka filluar karantinën për 14 ditë rresht e nuk ka munguar përgjigja e aktores e cila la të kuptohet se nuk është infektuar me virusin Covid-19.

“Zonja Beren a nuk duhet të qëndronit 14 ditë në karantinë?”, i shkruajti ndjekësja ndërsa Beren Saat ia ktheu: “Epidemia nuk kishte arritur në Europë kur ne ishim në Londër”.