Dyshohet se u godit me veturë e më pas u rrah, Policia del me njoftim për vdekjen e 18-vjeçarit nga Podujeva

Gjatë ditës së shtunë një 18-vjeçar nga Podujeva ka vdekur pasi u godit me makinë dhe u rrah, më 14 janar. Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen dhe ka arrestuar dy të dyshuar të moshës 17 vjeçare në të njëjtën ditë (14 janar).

Rasti është ricilësuar si “Vrasje e Rëndë”. Të dyshuarit, A.A dhe E.K, kanë qenë fqinjë me viktimën dhe E.K është njohur si recidivistNjë 18-vjeçar nga Podujeva ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gjatë së shtunës, pasi dyshohet se u godit me veturë e më pas u rrah brutalisht, më 14 janar.

Vdekjen e 18-vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se po në të njëjtën ditë (14 janar) kanë arrestuar dy të dyshuar dhe se rasti është ricilësuar si “Vrasje e Rëndë”.

“Sot nga zyrtarët e QKUK-së në Prishtinë, policia ka pranuar konfirmimin se L.F, mashkull, 18 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në njësinë e mjekimit intensiv ka ndërruar jetë. Në hetimin penal, që njësia e hetimeve të përgjithshme e rajonit të Prishtinës po kryente në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë” përkitazi me rastin e ndodhur më 14.01.2024, në rrugën “Drenica” në Podujevë, i njëjti ka qenë viktimë.

Ndërlidhur me ngjarjen po në të njëjtën ditë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët janë dërguar në mbajtje si vijimësi e procesit hetimor. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që në përputhje me rrethanat e reja, policia me autorizimin e prokurorit të shtetit, ka ricilësuar veprën penale që po hetohej deri tani dhe ka orientuar hetimin në drejtim të veprës penale “Vrasje e Rëndë””, thuhet në njoftim.