Miliarderi rus Roman Abramovich, ka shfaqur simptoma të dyshuara të helmimit në bisedimet e paqes në kufirin Ukrainë-Bjellorusi në fillim të këtij muaji, thonë burime pranë tij.
Abramovich tani është shëruar, por thuhet se pati dhimbje në sy dhe lëkurë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Burimet thonë se edhe dy negociatorë ukrainas të paqes gjithashtu dyshohet se ishin helmuar.
Një raport tha se helmimi i supozuar ishte orkestruar nga forcat ruse të vijës së ashpër që donin të sabotonin bisedimet.
Menjëherë pasi u shfaqën akuzat, një zyrtar i paidentifikuar amerikan u citua nga Reuters të ketë thënë se inteligjenca sugjeroi se simptomat e burrave ishin për shkak të faktorëve “mjedisor” dhe jo helmimit.
Dhe më vonë, një zyrtar në zyrën e presidentit ukrainas, i tha BBC-së se ndërsa ai nuk kishte folur me Abramovich, anëtarët e delegacionit ukrainas ishin “mirë” dhe njëri kishte thënë se historia ishte “e rreme”.




