Dyshohet se për një muaj ka kryer 5 vjedhje, në pranga 35-vjeçari nga Kumanova

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 35-vjeçar nga Kumanova, i cili dyshohet se për një muaj, ka realizuar 5 vjedhje.

“Me datë 12.03.2023 në ora 17:00, zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria J.L.(35) nga Kumanova. Ai dyshohet se gjatë muajit të fundit ka kryer pesë vjedhje, katër prej të cilave në objekte të shitjes dhe një në pronë private. Personi është ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.