Dyshohet se dogjën Audinë e Shilegovit dhe tri vetura tjera! Tre të arrestuar në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia pas aktiviteteve të ndërmarra ka arritur të kap tre persona të cilët dyshohen se me datë 09.03.2022 kanë djegur 4 vetura në Shkup, përcjell TV21. Vetura kryesore që është djegur është shfrytëzuar nga ish kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe bashkëshortja e tij.

“Me datë 27.04.2022, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar A.J., S.B. dhe S.J., të gjithë nga Shkupi. Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra është konstatuar se më datë 09.03.2022 në Shkup me lëng të ndezshëm kanë shkaktuar zjarr në veturën e pasagjerëve “Audi Q5”, pas çka janë prekur edhe tri vetura tjera “Volkswagen Passat”, “Nissan” dhe “Daewoo Matiz””, thonë nga MPB duke shtuar se gjatë ditës së sotme pritet që kundër personave në fjalë të parashtrohet kallëzim penal.