Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur procedurë ndaj një prokurori të lartë publik në Manastir, nën dyshimin për veprën penale “marrje shpërblimi për ndikim të kundërligjshëm”.
Sipas Prokurorisë, përmes veprimeve hetimore dhe masave të posaçme janë siguruar prova që krijojnë dyshim të bazuar se prokurori ka shfrytëzuar pozitën dhe ndikimin e tij për të ndërhyrë te kolegë prokurorë dhe gjyqtarë në të paktën katër lëndë.
Dyshohet se ndërhyrjet synonin dënime më të ulëta ose pozitë më të favorshme për persona të dyshuar apo të akuzuar në procedura penale.
Me urdhër gjykate janë kryer kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit dhe në ambientet e Prokurorisë së Lartë në Manastir, me qëllim sigurimin e provave shtesë.
Prokuroria ka kërkuar nga gjykata konfiskimin e pasaportës dhe largimin e përkohshëm të të dyshuarit nga vendi i punës, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Lajme Dyshohet për ndërhyrje në të paktën katër raste, prokurorit të lartë mund...



