Në qytetin e Elbasanit janë sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 450 mijë euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të dy shtetasve të dënuar në Itali, për trafikim dhe shfrytëzim për prostitucion.
Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit përmes një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se është sekuestruar një apartament i shtetasit S.A, 49 vjeç i cili është i dënuar në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”, si dhe një lokal i shtetasit E. G., 42 vjeç i cili po ashtu është i dënuar në Itali, me 8 vjet burgim.
“Një apartament në pronësi të shtetasit S. A., 49 vjeç, i ndodhur në lagjen ‘Dyli Haxhire’, Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, për veprën penale ‘Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion’.