Dyfish më shumë të shëruar se sa të infektuar nga virusi dhe 36 viktima!

Në bazë të të dhënave të kumtuara nga Ministria e Shëndetësisë, mësohet se për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar dyfish më shumë të shëruar se sa të infektuar nga Kovid-19, transmeton TV21.

Nga realizimi i 3.702 testimeve, pozitivë kanë rezultuar 1.091 persona, prej të cilëve 156 janë infektuar për të dytën herë.

Në po të njëjtën periudhë kohore, janë regjistruar 2.322 të shëruar dhe 23 viktima.

Në mënyrë shtesë në Regjistrin për viktima nga Kovid-19 janë evidentuar edhe 13 të vdekur, me çka numri i viktimave rritet në 36.