Dyfish është zvogëluar puna e punëtorëve ndërtimor vendor në vendet e huaja

Në periudhën janar – shtator të këtij viti vlera e tërësishme e punëve ndërtimore të dakorduara në vendet e huaja arrin 200.928.000 denarë, që është për 17 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Siç publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë, në nëntë muajt e parë të vitit operativa ndërtimore nga shteti në vendet e huaja ka kryer punë ndërtimore në vlerë të tërësishme prej 105.330.000 denarë, gjegjësisht për 51,2 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.