Paulo Dybalas dhe Romelu Lukakut po u kryqëzohen rrugët sërish, ndërkohë që Interi është duke u përpjekur të sigurojë shërbimet e njërit prej sulmuesve.
Sulmuesi i Juventusit po lidhet me rivalin e përbetuar të Zonjës së Vjetër, ndërkohë që Nerazzurët janë të interesuar ta kthejnë edhe sulmuesin e Chelseat, i cili shkëlqeu me fanellën zikaltër në dy sezonet e kaluara.
‘La Joya’ nuk do ta vazhdojë kontratën me Bianconerët dhe do të largohet në fund të sezonit, derisa Lukaku nuk po gjen hapësira nën drejtimin e Thomas Tuchel dhe dëshiron të largohet nga Stamford Bridge.
(Foto: Vbetnews)
Dy futbollistëve iu kryqëzuan rrugët në vitin 2019, kur Dybala refuzoi të kalonte te Manchester Unitedi në një marrëveshje shkëmbimi me Lukakun, i cili më pas nënshkroi për Interin, ku realizoi 64 gola në 95 paraqitje për dy sezone.
Njëri nga këta dy sulmues mund ta luajë në Giuseppe Meazza në sezonin e ardhshëm, me kusht që Nerazzurrët ta shesin Lautaro Martinez.





