Dybala në dyshime për finalen e Evropa Ligës

Roma nuk pritet të llogarisë në shërbimet e Paulo Dybala për finalen e Evropa Ligës.
Pas suksesit vitin e kaluar në Konferencë Ligë, Roma siguroi edhe një tjetër finalet këtë edicion.

‘Giallorosi’ do të luajnë në finale të Evropa Ligës ndaj Sevillës, transmeton lajmi.net.

Dybala nuk u stërvit në fushë të enjten dhe është në dyshim për ndeshjen e së mërkurës me Sevillën.

“Unë nuk mendoj se ai mund të luajë. Sinqerisht, shpresoj që ai të arrijë në pankinë. Është ndeshja e fundit e sezonit edhe nëse pas kësaj kemi Spezia-n ”, pohoi Mourinho.

“Por për Paulon, kjo do të ishte ndeshja e fundit. Do të isha i lumtur nëse Paulo mund të shkonte në stol dhe të luante 15 ose 20 minuta. Spinazzola dhe Karsodrp janë stërvitur veçmas, Dybala është ende me mjekët”.

Argjentinasi kishte pësuar një lëndim në kyçin e këmbës në fund të prillit në një ndeshje jashtë fushe te Atalanta, por më pas bëri dy paraqitje kundër Interit dhe Bayer Leverkusenit, duke dalë nga stoli si zëvendësues.

Kujtojmë që finalja në mes Romës dhe Sevillas zhvillohet në Budapest, më 31 maj, nga ora 21:00.