Dybala mbetet pa kontratë në verë dhe raportohej se kishte pranuar të rinovonte me Juventusin për katër vite me pagë 10 milionë euro për sezon, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, ‘Gazzetta dello Sport’, raporton se “Bianconerët” kanë ndryshuar ofertat dhe kanë bërë propozim të ri për argjentinasin.
Juventus i ka ofruar Dybalas pagë prej 7.3 milionë euro për vit, ndoshta më pak, shkaku i problemeve të fundit me lëndime dhe situatës financiare.
‘TyCSports’ raporton se Dybala nuk do nënshkruajë kontratën e re me këto kushtet e fundit, përpos kësaj thuhet se sulmuesi është i zemëruar dhe është i hapur për të dëgjuar oferta të reja.
Dybala momentalisht është golashënuesi më i mirë këtë sezon me nëntë gola në 20 paraqitje në të gjitha garat, derisa ka munguar nëntë herë shkaku i lëndimit.