Dy zjarre aktive në Maqedoni, në Bukoviç do të intervenohet me dy helikopterë

Qendra për Menaxhim me Kriza informon se në territorin e vendit janë vetëm dy zjarre aktive nga të cilët njëri në fshatrat Rahoviq dhe Bukoviq, në Komunë e Sarajit dhe tjetri në zonën e fshatrave Rakle – Nikodin – Toplicë të Komunës së Prilepit. Nga kjo qendër informojnë se nga momenti kur filluan zjarret e para e deri më sot, gjithsej kanë qenë 106 zjarre të mëdha pyjore, më i madhe ishte ai që preku komunat e Berovës, Pehçevës dhe pjesërisht Dellçevës, e që u shua me sukses.

“Një pjesë e pyllit në Rahoviç në Komunën e Sarajit është lokalizuar, por në pjesën Bukoviç në pjesën Çajlane në anën e Matkës është ende aktiv. Në këtë pjesë do të intervenohet edhe përmes ajrit me 26 persona me një helikopter të Armatës dhe një helikopter të Malit të Zi. Ndërsa zjarri në Rakle, Nikodin dhe fshati Toplicë në Komunën e Prilepit është aktiv por me intensitet të dobët”, tha Nadica Vçkova nga Qendra për Menaxhim me Kriza./TV21