Dy vjet: Si e shkatërroi Izraeli Gazën

Shkatërrimi i Gazës ka hyrë në vitin e tretë, në atë që është lufta më e gjatë e Izraelit që prej konfliktit të 1948-s, që çoi në krijimin e shtetit.

Shumica e të vrarëve nga ofensiva e Izraelit në Rripin e Gazës kanë qenë civilë. Shuma e përgjithshme e ka tejkaluar numrin prej 67 mijë viktimash. Familje të tëra janë shuar me vetëm një goditje ajrore. Nganjëherë vetëm nga një person – shpesh fëmijë – ka mbetur i vetmi i familjes. Janë rreth 170 mijë të lënduar. Në total, kanë pësuar rreth 10 për qind e popullatës së 2.3 milionë njerëzve të Gazës.

Mund të ketë shumë më shumë të vdekur që s’janë numëruar e që mbulohen nga rrënojat në Gaza. Ka të vdekur nga sëmundjet, uria, vetëvrasjet apo shkaqet tjera që nuk janë në këtë listë. Mijëra njerëz po ashtu janë zhdukur apo edhe mbahen në ndonjë qendër sekrete të ndalimit nga Izraelit.

Izraeli ka kontrolluar dhe ndalur ndihmat që ishin nisur në drejtim të Gazës gjatë luftës e në mars-maj 2025 vuri bllokadë totale duke thënë se Hamasi po vidhte për të paguar për operimet e veta ushtarake. Bllokadat u lehtësuan, e kriza e urisë u shpall zyrtarisht në gusht.

Ndikimi i ofensivës izraelite në Gazë ka çuar në akuza për gjenocid. Të gjitha i ka mohuar qeveria e Benjamin Netanyahut. Në shtator, ekspertë të pavarur që punonin për komisionerin e lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut ka thënë se numri i vdekjes dhe shkalla e shkatërrimit në Gazë përmbush kriterin që të quhet gjenocid. Megjithatë, edhe kjo u mohua nga Izraeli.

Lufta u nxit nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Ishin vrarë 1200 persona e Hamasi pati marrë 251 pengje. Që nga ai moment, Gaza është shkatërruar. Gati pothuajse të gjithë palestinezët në territor janë zhvendosur – madje disa herë. Qytete të tëra janë nën pluhur e betone të shkatërruara. Dëshmitarët e sulmeve, apo viktimat e dhunës afër qendrave të shpërndarjes së ushqimit, apo edhe mjekët në spitalet e mbingarkuara e kanë përshkruar gjendjen si apokaliptike.

67074 palestinezë të vrarë në Gaza

168716 palestinezë të lënduar në Gaza

436 mijë shtëpi të shkatërruara (92 për qind e totalit)

2.1 milionë palestinezë të zhvendosur në Gazë (95 për qind e totalit)

518 shkolla të shkatërruara apo dëmtuara (90 për qind e totalit)

745 mijë fëmijë apo studentë jashtë shkollimit

654 sulme mbi qendrat e shëndetësisë

Më shumë se 1700 punonjës shëndetësorë të vrarë

400 të vdekur nga uria

Vetëm 1.5 për qind e tokës së punueshme në Gazë mund të kultivohet.