Dy vjet qeverisje, Kurti: Shkatërruam 8 laboratorë droge dhe mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, teksa nesër bën dy vjet prej zgjedhjes në krye të ekzekutivit ka folur rreth punës së bërë deri tash.

Kurti specifikisht u ndal tek lufta ndaj krimit të organizuar, për të cilën tha se ishte e vështirë – por jo e paarritshme, njofton Klankosova.tv.

Kurti tha se për dy vjet kanë shkatërruar 14 laboratorë droge, tetë prej të cilëve në veri, teksa tha se kanë mbyllur 16 rrugë ilegale që përdoreshin për kontrabandë në veri.

“Shkatërruam 14 laboratorë të drogës prej të cilëve tetë në veri, mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit që përdoreshin për kontrabandë nga grupe kriminale, u sekuestruan rreth 2 tonë substancë narkotike, u sekuestruan mbi 100 vila të ndërtuara ilegalisht në parkun nacional në Brezovicë”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.