Dy vjet nga arrestimi i Jakup Krasniqit nga Gjykata Speciale (VIDEO)

“2 vite heqje lirie pa të drejt për njeriun më të drejt që kam njohur në jetën time- Babin tim! Kujt ja patëm borxh këtë Sevdije?!” I kujtoj e rikujtoj këto fjalë që vin si jehonë e dhëmbin njësoj si herën e parë që i degjova!  Kujt do ti kishe borxh ti, që i dhurove Kosovës vitet e njëzeta në ilegalitet, vitet e tridhjeta në burgjet jugosllave dhe të dyzetat në luftë kundër okupatorit Serb?  Kujt do ti kishe borxh ti, që i dhe Kosovës forcë atëherë kur ish dorëzuar? Ti që i dhurove fytyrë e zë UÇK-së, atëherë kur shumëkush ndihej i frikësuar?”, “Kujt do ti kishe borxh ti, që gjithë këto vite dhurove, dhurove, dhurove pa mbarim e pa kushte?  Edhe në të shtatëdhjetat po i dhuron Kosovës gjithçka nga vetja! = Prandaj babi, në borxh hyre që diten kur linde, se linde për gjëra të mëdha! Linde për tu bërë kurban i lirisë që sot gëzojmë dhe urë për të ecur mbi ujrat e trazuara. Borxh sja kishe askujt veç tokës Dardane! Borxhlia është i keq, na thoje gjithnjë, e di që kurrë në borxh nuk hyre!”,