Dy viktima nga atentati me armë zjarri në Elbasan, i plagosuri ndërron jetë në spital

Ka ndërruar jetë në spital pak pas mesnate Ardjan Çollaku, duke e çuar në dy numrin e viktimave nga atentati me armë zjarri në Elbasan.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:30, pranë një pike karburanti. Nga të shtënat me armë mbeti i vdekur në vend edhe Lulzim Bitri, 40-vjeç.

Nga dëshmitë në vendngjarje, Çollaku dhe Bitri kanë qenë duke lëvizur në këmbë, në momentin që janë qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Sipas dëshmitarëve personat kanë qenë të veshur me rroba të zeza dhe njëri prej tyre kishte kapuç.

Burime bëjnë me dije se në makinën me të cilën u krye atentati ndodheshin të paktën 3 persona.

Më pas një automjet tip “Volvo” u gjet i djegur në fshatin Balldre. /Ora News/