Kanë kaluar një javë që prej kur në organet e rendit ishte raportuar për një rast dhunimi në qytetin e Fushë Kosovës.
Pas shtatë ditësh, për Klan Kosova, këtë rast e kanë rrëfyer familjarë të të dyja palëve.
Sipas nënës së viktimës, që kishte qenë me vajzën kur edhe dyshohet të ketë ndodhur ngjarja, tregon se tek i dyshuari R.S kanë qenë tri herë për kontroll.
Version tjetër të ngjarjes tregon vëllai i të akuzuarit. Ai po pretendon se familja e tyre është shantazhuar.
Klan Kosova disa ditë rresht ka tentuar të marr një përgjigje lidhur me veprimtarinë e më hershme të të akuzuarit nga Prokuroria Themelore në Prizren.
“Në lidhje me interesimin tuaj, me keqardhje ju njoftoj se nuk mund të përgjigjemi, pasi që në databazë po dalin disa persona me këtë emër, andaj nuk mund të përcaktojmë së nëse bëhet fjalë pikërisht për personin në fjalë”.
Rasti është duke u trajtuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ndërsa ndaj të akuzuarit është caktuar masa e paraburgimit.
Kronikë e përgatitur nga Klan Kosova.