Dy vatra aktive të zjarrit në “Kokinski doll”

Zjarrfikësit e Staro Nagoriçanit së bashku me pjesëtarë të Armatës, policisë janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e dy vatrave aktive të zjarrit në zonën “Kokinski doll”, mes fshatrave Kokino dhe Arbanashko, njoftojnë sot nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Kumanovë .

Zjarri pranë Kokinos është lokalizuar pjesërisht, përveç në këto dy vende ku nuk ka çasje për automjete. Komuna e Staro Nagoriçanit njoftoi se do të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e Shtabit të Krizës.