Dy vajza të reja kapen me drogë në Gostivar

Dje (1-mars) rreth orës 17 e 30 minuta, në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, në afërsi të udhëkryqit të Zdunjës, pjestarët e policisë nga SPB-Tetovë– Departamenti për punë të brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 26-vjeçarin M.D nga Shkupi, 23-vjeçaren A.S. nga Pehçeva dhe një vajzë 17-vjeçare nga Shkupi, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe veturës së tyre ,,Hundai“ me targa të Shkupit, me të cilën kanë udhëtuar janë gjetur tableta, me shum gjasa ekstaze, përcjell GazetaExpress.

Dy femrat janë mbajtur në Stacionin policorë Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, ndërsa personi M.D. i cili gjatë kontrollit ka gëlltitur nga tabltat, është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad” për ti ofruar ndihmë mjekësore./GazetaExpress/