“Dy trupa një zemër”, Genta Ismajli ndan fotot më të ëmbla të binjakëve të saj

Në janar të këtij viti, këngëtarja Genta Ismajli, është bërë nënë për herë të parë.

Këngëtarja solli në jetë dy binjakët e saj, shkruan lajmi.net.

Ivy Blue dhe Icon, janë emrat që ajo vendosi t’i pagëzojë djemtë e saj.

Ani pse ajo ka postuar edhe më heret imazhe të tyre, së fundi ajo ka ndarë portretin e plotë të tyre.

“Dy trupa nje zemer, te dua shume”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove nga pasqyra.

Ndryshe, binjakët e Gentës, kanë edhe profilin e tyre të ‘Instagramit’, me emrat e tyre.