Dy të vdekur, pamje të kaosit të krijuar nga shirat e rrëmbyeshëm në disa pjesë të Greqisë

Dy persona vdiqën të mërkurën në Greqi, pasi shirat e rrëmbyeshëm përmbytën shtëpi dhe biznese në Athinë dhe pjesë të tjera të vendit, thanë autoritetet.

Një grua vdiq pasi u godit nga një makinë që u mor me vete nga përmbytjet e menjëhershme në periferinë jugore të Athinës, Glyfada, tha një zyrtar i zjarrfikësve për Reuters, përcjell Telegrafi.

Veç kësaj, më herët të mërkurën, një oficer i rojes bregdetare u përfshi nga deti i trazuar në një port në Peloponez, në Greqinë jugore.

“Ai ra në det ndërsa po përpiqej të lidhte një varkë të vogël në port”, ka bërë të ditur një zyrtar i rojes bregdetare.

Zjarrfikësit kanë marrë qindra thirrje për të nxjerrë ujin nga ndërtesat e përmbytura në Athinë.

Stuhia e shiut pritej të zhvendosej në pjesën lindore të vendit të enjten.