
Dy persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një sulm rus në Kharkiv tw Ukrainës – katër prej të cilëve janë në “gjendje të rëndë”, tha guvernatori rajonal Oleh Syniehubov.
Raportimet fillimisht kishin pohuar se një person kishte vdekur dhe katër të plagosur, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, dhe rajoni përreth kanë qenë prej kohësh në shënjestër të sulmeve ruse, por sulmet janë bërë më intensive muajt e fundit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka akuzuar Moskën se po kërkon ta kthejë qytetin në gërmadha.