Dy të punësuara në Spitalin e Kumanovës sërish pozitive në Kovid-19

Zyrtarët nga Spitali i përgjithshëm i Kumanovës konfirmuan sot se dy prej punonjësve të tyre janë ri-infektuar nga Kovid-19, pasi më parë në fillim të pandemisë e kanë kaluar këtë sëmundje. Drejtoresha e spitalit, Dr. Snezhana Zaharieva, thotë se bëhet fjalë për një
punonjëse në Departamentin e syve dhe një infermiere nga Kirurgjia. “E gjithë kjo është e panjohur për ne. Të dyja e kaluar sëmundjen më parë”, tha Zaharieva. Një punonjëse e Departamentit okular ka shkuar për të dhuruar plazmë dhe gjatë një kontrolli i është konfirmuar virusi. “Për momentin ndihet mirë, ka një këputje të lehtë”, thotë Zaharieva. Ajo sqaroi se infermierja nga kirurgjia ishte pozitive për Kovid-19 në fillim të epidemisë, me një pasqyrë të lehtë klinike. Dy javë më parë, u ankua se nuk ishte mirë, kishte bërë ekzaminime, se kishte përsëri simptoma, por që po përmirësohej. “Nuk e dimë se si janë infektuar, nuk kanë anketë pozitive epidemiologjike”,
thotë Zaharieva. Që nga fillimi i pandemisë në Spitalin e Kumanovës, ka pasur një numër të konsiderueshëm të personelit shëndetësor të infektuar, të cilët më vonë u shëruan dhe u kthyen në punë. Aktualisht, 15 persona me pasqyrë të mesme klinike janë duke u trajtuar në
repartin infektiv dhe gjashtë prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit.