Dy të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, policia gjeti kallashnikov e granata

Dy persona kanë përfunduar në pranga sot në mesditë në Mitrovicën e Veriut.

Kjo pasi gjatë një bastisje, pas pranimit të informacionit se aty mund të ketë substanca narkotike, organet e rendit gjetën arsenal armësh, kallashnikov, granata, antiplumb e shumë të tjera.

Kështu deklaroi për Klan Kosova, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.