Dy shtetas të rinj nga Maqedonia e Veriut kanë h umbur jetën në aksident në Itali

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm, në aksident trafiku në Pjaçenca të Italisë kanë humbur jetën dy shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Sipas mediumit ILPIAACENZA, në aksidentin kaun humbur jetën Marija Vitanova (25) dhe kushëriri i saj, Metodi Vitanov (26), të cilët kanë qenë në makinën “Reno Klio”. Makina ka goditur në dru dhe menjëherë ka marrë flakë.
Sipas disa mediumeve, në aksident kanë humbur jetën vajza dhe nipi i konsullit të Maqedonisë së Veriut në Itali, Stojan Vitanov.