Dy persona përfundojnë në spital pas përmbysjes së veturës në Shkup

Dy persona kanë përfunduar në spital pas aksidentit të djeshëm në rrugën “Kuzman Josifovski Pitu” në Shkup, ku një veturë e tipit Fiat, e drejtuar nga 24-vjeçari A.C. ka goditur rrethojën e bulevardit dhe është rrokullisur.

MPB njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 ndërsa 25-vjeçari D.T. ka marrë lëndime të rënda trupore të konstatuara në Qendrën Klinike në SHkup, kurse 26-vjeçari D.M. ka marrë lëndime të lehta të konstatuara në spitalin e Qytetit “Shën Klimenti i Ohrit”.