Dy persona nga Shkupi kanë tentuar të japin ryshfet, për të ndaluar mbikëqyrjen në ndërtimin e një objekti

MPB ka parashtruar padi penale ndaj 34-vjeçarit B.S. dhe 60-vjeçarit J.S., të dy nga Shkupi pasi të njëjtit dyshohen se kanë dhënë ryshfet, përcjell TV21. Ata përmes ryshfetit kanë tentuar të ndalojnë mbikëqyrjen në ndërtimin e objekti.

“Të dy personat veprën penale e kanë kryer më datë 29.12.2022 rreth orës 09:30 në Komunën e Kavadarit, ku kanë dhënë ryshfet një punonjësje të Drejtorisë së Urbanizmit në shumën prej 500 euro në prerje nga 100 euro për të mos kryer veprim zyrtar që ajo duhej të kryente – mbikëqyrjen e punimeve të ndërtimit”, thonë nga MPB. /tv21.tv