Dy persona dyshohet se dhunuan dhe keqtrajtuan një grua në Prizren, arrestohen

Janë arrestuar dy të dyshuar pasi dyshohet të kenë keqtrajtuar dhe dhunuar një grua në Prizren.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv

Sipas policisë viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor.