Dy persona arrestohen në Kamjan, pasi policia gjeti marihuanë në veturë

MPB njofton se me datë 04.01.2026 në ora 23:20, në rrugën lokale nga fshati Kamjan drejt fshatit Sedllarcë e Epërme të Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Kamjanit kanë privuar nga liria personat A.T. (29) dhe Sh.S. (29), të dy nga fshati Sedllarcë e Epërme. Ata ndodheshin në një automjet udhëtarësh “Audi” me targa të Tetovës, të drejtuar nga A.T., ku gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresë përkatëse.