Dy paqeruajtës indonezianë u vranë në Libanin jugor të hënën kur një “shpërthim me origjinë të panjohur shkatërroi automjetin e tyre”, tha agjencia e OKB-së e ngarkuar me policimin e rajonit.
Një paqeruajtës i tretë u plagos “rëndë” në shpërthim, dhe një i katërt u lëndua, tha në një deklaratë Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban (Unifil), raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Është incidenti i dytë fatal në 24 orët e fundit, vuri në dukje Unifil. Një paqeruajtës – i cili ishte gjithashtu indonezian – u vra të dielën në mbrëmje kur një predhë, gjithashtu me origjinë të panjohur, shpërtheu në Adchit Al Qusayr në Libanin jugor.
Unifil tha se kishte nisur hetime për të përcaktuar se çfarë ndodhi në të dy incidentet.



