Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se dy pacientët e parë të cilët arritën në Shkup sot do të lëshohen në shtëpi, raporton SHENJA.
Ai tha se një pacientë tjetër është nisur nga Bullgaria dhe pritet të arrijë së shpejti në Shkup, ndërsa dy pacientë të tjerë do të nisën më vonë.
“Me siguri ata do të mbahen në klinikën për kirurgji plastike, janë në gjendje të mirë, është duke u ndjerë mirë edhe pacient i operuar”, tha Venko Filipçe.