Reali i Madridit i pafat përballë Athletic Bilbaos në “Santiago Bernabeu”, ku shtylla dhe traversa u mohuan golin “Los Blancos” në tri raste. Përfundoi 0-0 ndaj baskëve, që gjithashtu rrezikuan portën e Courtois, por pa mundur ta dërgonin topin në rrjetë.
Reali, në fakt, kishte shumë mungesa për arsye dëmtimet, çka u reflektua në rezultatin përfundimtar, ndonëse ata që u aktivizuan nga Zidane dhanë gjithçka në fushën e blertë.
Në pjesën tentativa e Toni Krossit u stampua në traversë, ndërsa në fraksionin e dytë këtë fat e patën Nacho dhe Luka Jovic. Një barazim ky i Realit (i dyti radhazi me shifrat 0-0, pas atij në “El Clasico”) i jep mundësi Barcelonës të shkëputet me dy pikë më shumë në krye të renditjes (39/37).