Al Nassr assesi të këndellet në këtë fillim sezoni, ku sot ka marr humbjen e dytë, në po kaq ndeshjen në Superligën e Arabisë Saudite.
Pavarësisht fluksit të nënshkrimeve të reja në Ligën Pro Saudite gjatë verës të gjithë duan të shohin Cristiano Ronaldon në aksion.
Pasi humbi titull sezonin e kaluar, Al Nassr me blerjet e bërë pritej që të ishte kandidati kryesor për titull, por në dy xhirot e para punët nuk po shkojnë aq mirë.
Pas humbjes nga Al-Ettifaq me rezultat 2-1 më 14 gusht, sot ka ardhur humbja e dytë.
Al Nassr ka pësuar humbje nga Al-Taawoun me rezultat 2-0, në një paraqitje shumë të dobët të Ronaldos dhe yjeve të tjerë në skuadër si Sadio Mane, Marcelo Brozovic e Talisca.
Nga skuadra kundërshtare nuk ishte asnjë emër i njohur i futbollit i ardhur në këtë afat kalimtar.
Dy ndeshje, dy humbje dhe tani Al-Nassr gjendet në fundin e klasifikimit me zero pikë, ndërsa Al-Taawoun shkon në kuotën e katër pikëve.