Dy muaj pa humoristin Cima, Adelina përlot me dedikimin: E ndjeva shpirtin tënd rreth meje

Vajza e të ndjerit, Adelina Thaçi vazhdimisht i ka bërë dedikime në rrjete sociale e cila ka përshkruar dhimbjen dhe mungesën që po e ndjen bashkë me familjen që nga vdekja e tij, shkruan lajmi.net.

Dhe, sot pas dy muajve që humoristi ka ndërruar jetë ajo  ka shkruar fjalë prekëse për të.

Ndër të tjera, Adelina Thaçi në storien e saj në Instagram ka shkruar: “E ndjeva shpirtin tënd rreth meje, qysh ka mundësi 2 muaj pa ty bab, kam qajt e qesh deri ne orët e mëngjesit sot, e ndjeva shpirtin tënd rreth meje”.

Postimi i plotë i Adelina Thaçit:

“2 muaj pa ty bab, kam qajt e qesh deri ne oret e mëngjesit sot, e ndjeva shpirtin tënd rreth meje, qysh ka mundësi bab edhe prej parajses po na mban me humor. Kujtime pafund, te qeshuna pafund… po me mungon fort..fort… i përjetshëm kujtimi për ty”, ka shkruar këngëtarja./Lajmi.net/