Dy milionë për pesë ditë, Dafina krenare me suksesin që arriti ‘Vuj Vuj Vuj’

Këngët që ajo po publikon po marrin pëlqimin e publikut, të shtunën e kaluar Dafina Zeqiri lansoi këngën e saj më të re të titulluar ‘Vuj vuj vuj’, shkruan lajmi.net.

Kënga morri një hov të madh dhe në pesë ditët e para arriti të arkëtoj mbi dy milionë klikime në Youtube, për të shënuar suksesin e radhës për artisten.

Ajo fundmi ka ndarë disa imazhe të shkëputura nga klipi i fundit ku falënderon publikun për përkrahjen e dhënë duke thënë “2 milionë për 5 ditë, ju dua pa fund”. /Lajmi.net/