Dy kilometrat e autostradës Shkup-Bllacë do të ndërtohen për tre vite e gjysmë?

42 muaj do të ketë afat kompania “Granit” për të ndërtuar dy kilometrat e para të autostradës Shkup- Bllacë, shkruan në marrëveshjen e përbashkët me investitorin, bën të ditur “Faktor”.
Vlera e marrëveshjes së nënshkruar së bashku me TVSH është 881.742.867 denarë ose 14.3 milionë euro.
Nga Shkupi për në Prishtinë do të arrihet për më pak se një orë, por kur do të lëshohet në përdorim e tërë autostrada prej 12.5 kilometra tani për tani nuk ka afate precize. Ajo që dihet është se ndërtimi i dy kilometrave të para do të filloj në pranverë, ndërsa projekti për 10 kilometrat tjera pritet të bëhet në periudhën e ardhshme.
“E di se ju duket së ju tingëllon se është pak dy kilometra për aq mund, por autostradë në teren të tillë gjeografik në mungesë të çfarëdo plani përgatitor më parë donë të thotë angazhim të shumë institucioneve”, kishte deklaruar Bujar Osmani si koordinator i projektit në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes.
Për autostradën Shkup- Bllacë, i gjatë 12.5 kilometra janë siguruar 120 milionë euro, 70 janë kredi, 27 grantë, ndërsa parat tjera janë para shtetërore. /SHENJA/