Dy gjigantët e La Ligas i vihen pas Luis Diazit

Ylli i Liverpoolit, Luis Diaz mund të largohet këtë verë, me Barcelonën që e ka në listën e prioriteteve.

Blaugranasit e kanë primare transferimin e një sulmuesi, dhe Diaz mund të jetë përforcimi për skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick.

Barcelona ka financat e duhura për ta finalizuar një marrëveshje të tillë, por Liverpooli ka dyshime rreth të ardhmes së Diazit.

Kolumbiani aktualisht ka një kontratë që e mbanë në “Anfield” deri në vitin 2027, por anësori është i hapur të kalojë te Barcelona, në kushtet e duhura.

Sipas “Fichajes”, Liverpooli i ka vënë çmimin prej 70 milionë eurove, me Atletico Madridin që ka shfaqur interesim po ashtu për Diazin.

Sulmi i Atleticos përbëhet nga dy ardhjet e sezonit të kaluar, Julian Alvarez e Alexander Sorloth, dhe nga një Griezmann i vjetëruar.Francezi me shumë gjasë do t’i bashkohet MLS-it gjatë qershorit.