Dy aktivistë të BDI-së kapen duke shkruar grafite për VMRO-në në Tetovë?

Mbrëmë pas mesnate në Tetovë është kapur një polic duke vizatuar gravite me përmbajtje të partisë maqedonase VMRO-DPMNE në vende publike.

Kur patrulla policore ka kontrolluar nëpër qytet, e kanë kapur nëpunësin policorë. Ai në atë moment vetëm se kishte vizatuar flamurin “Vergina” dhe mbi shkrimin VMRO-DPMNE.

Polici ka vizatuar grafitin së bashku me pesë persona të tjerë.

Kur policia i ka pyetur nëse kanë leje për vizatim, ata janë kthyer: “Do të pyetni në selinë e partisë”.

Policia u ka kërkuar vetëm letërnjoftimet, ndërsa polici vet është legjitimuar duke u prezantuar si kolegë i tyre.

Polici thuhet se është pjesë e policisë kufitare. Ngelet të shihet nëse MPB do të ngritë procedurë disiplinore kundër tij dhe shokëve të tij. Burime nga policia tetovare thonë për disa portale në gjuhën maqedonase se në mesin e pesë të arrestuarve, janë arrestuar edhe dy aktivistë të BDI-së që u kanë ndihmuar aktivistëve të VMRO-DPMNE-së për të shkruar grafitet. Këto burime kanë shtuar se strukturat e këtyre dy partive po bashkëpunojnë ngushtë mes veti gjatë fushatës parazgjedhore. Ende nuk ka prononcim partiak lidhur me këto informacione.