Dushko Arsovski nuk do të jetë më zëdhënës i Qeverisë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski para nisjes së konferencës së sotme për shtyp, bëri të ditur se Dushko Arsovski nuk do të jetë më zëdhënës i Qeverisë, përcjell TV21. Kovaçevski tha se Arsovski do të vazhdojë karrierën, por që nuk tregoi se ku. Largimi i Arsovskit nga kabineti i ekzekutivit vjen me kërkesë të tij personale./tv21.tv