Durrësi shndërrohet në “Venecia”, makinat notojnë në ujë (VIDEO)

Rrugët e Durrësit janë zgjuar sot nën pushtetin e ujit. Reshjet e larta të shiut që kanë rënë gjatë gjithë natës kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë. Më problematike mbetet situata në lagjen Nr.17 dhe 18, të cilat sa herë ka reshje me intensitet të lartë, përmbyten.

Si pasojë e situatës së krijuar, siç vihet re dhe nga pamjet, makinat kanë hasur vështirësi në qarkullim.

Edhe qytetarët kanë hasur vështirësi pasi uji ka vërshuar edhe në trotuare në disa prej akseve.

Krahas reshjeve të shiut me intesitet të lartë shkak është bërë edhe bllokimi i pusetave nga mbeturinat qe sjell rrjedha e ujit.