Durmishi: Tetovarët e duan shumicën për Tetovën

Bartësi i listës së këshilltarëve të Levizjes BESA për Komunën e Tetovës, Besar Durmishi, ka shpërndarë sot materile propaganduese nëpër qytet, me ç’rast ka biseduar me qytetarë të shumtë, të cilëve u ka argumentuar përse duhet të votohet lista e këshilltarëve të Levizjes BESA, në zgjedhjet e 20 gushtit.

“Sot, bashkërisht me Forumin Rinor të Lëvizjes BESA shpërndamë materiale propaganduese në qytetin tonë në lidhje me 8️⃣ pikat kyçe se përse duhet votuar lista për këshilltarë të Lëvizjes BESA. Tetovarët e duan Shumicën për 8ovën sepse kjo vërehej në fytyrat e tyre. Puna dhe përkushtimi ynë janë arma kyçe se përse na duhet shumica!

#SHUMICËpër8OVËN është zgjidhja për një Tet🫶🏼vë më të mirë!”, ka shkruar Durmishi.