Durmishi: Sukseset e Bilall Kasamit në Tetovë po e ngulfatin BDI-në

“Ditëve të fundit, kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, iu është bërë therrë në sy qeveritarëve. Kësaj pengese të Qeveritarëve, iu ka paraprirë numri i madh i investimeve në qytetin e Tetovës. Kuptohet sepse pas më shumë se dy dekada, kreu i komunës dhe Lëvizjes BESA, Bilall Kasami po i realizon, pasi ish kryetarët e BDI-së, vetëm premtonin dhe i arsyetoheshin popullit për mosrealizim të projekteve, ndërkohë që tani janë realizuar dhe po realizohen edhe shumë projekte që aspak nuk kanë qenë të premtuara”, shkruan Besar Durmishi, përfaqësues i lartë i Lëvizjes BESA në Tetovë.

Sipas tij, sukseset e Bilall Kasamit por edhe frika nga ngritja e tij në skenën politike si lider i opozitës së bashkuar, e detyruan pushtetin që të paguajnë shuma të majme për të bërë anketat, që do i nxjerrin se gjoja pushtetarët po rriten .

“Kjo Qeveri edhe më tej vazhdon të mendoj se shqiptarët në vend janë të shurdhër dhe të verbër dhe do i gëlltisin këto! E kjo anketë, e porositur, më se shumti nxori në pah Aleancën për Shqiptarët. Duke porositur aktivistët dhe bashkë partiakët që ta shpërndajnë anketën sa më shumë, sepse kreu i kësaj partie paska besueshmërinë më të madhe dhe rejting në rritje.

Nga Lëvizja BESA, ju përcjellim vetëm një porosi.

Anketa më e mirë e jona është populli dhe përkrahja e popullit përmes votës, siç ishte ajo e fundit në Tetovë, kur ASH e pa se sa vlen dhe ku e ka vendin. Andaj edhe një herë po ju porosisim nga opozita: Nëse vërtetë mendoni se e keni aq rejtingun e lartë dhe “besimin e madh” në popull, shpallni zgjedhjet dhe pritni rezultatet”, shkruan Durmishi.(INA)