Durmishi: Në mars do të rritet paga minimale

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi theksoi sërish se paga minimale do të rritet në muajin mars, bazuar në metodologjinë dhe ligjin në fuqi.

Ai tha se kjo metodologji është miratuar me pajtim të të gjitha palëve, sindikatave, punëdhënësve dhe Qeverisë.

“Kjo metodologji është standard dhe përdoret edhe në vendet e Bashkimit Evropian dhe sindikatat janë pajtuar për këtë metodologji”.

Protestat e sindikatave ai i vlerësoi si të motivuara politikisht. Durmishi tha se është në interes të Qeverisë që të rritet paga minimale, por kjo duhet të bëhet paralelisht me rritjen e produktivitetit dhe zhvillimit ekonomik.