Formalizimi i ekonomisë gri është një nga përcaktimet më të larta strategjike të
Qeverisë dhe segment kyç i agjendës reformuese, meqë ndikon drejtpërdrejt në rritjen
ekonomike, stabilitetin e financave publike dhe mbrojtjen e punëtorëve”, tha ministri i
Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.
Ai vuri në dukje se sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në vitin 2024 në
vend ka pasur rreth 694.000 të punësuar, nga të cilët përafërsisht 85.000 kanë qenë të
angazhuar në mënyrë informale, gjë që, siç theksoi ai, paraqet sfidë serioze që kërkon
zgjidhje sistemore, e jo ad-hok.
Ministri Durmishi përkujtoi se Ministria tashmë edhe deri më tani ka ndërmarrë masa
përmes Planit Operativ për Punësim, por analizat kanë treguar se disa nga personat
vazhdojnë të mbeten jashtë rrjedhave formale.
“Pikërisht për këtë arsye është miratuar Ligji për Angazhimin me Punë të Personave, i
cili fillon të zbatohet nga 1 janari i vitit 2026 dhe paraqet reformë thelbësore në mënyrën
e angazhimit të rastësishëm dhe sezonal të punëtorëve”, tha ai
Sipas tij, me këtë ligj, vendoset model më fleksibël dhe të thjeshtuar për punësimin legal
të fuqisë punëtore, me kornizë të qartë juridike dhe procedura elektronike për lajmërim,
çlajmërim dhe arkëtim të kontributeve. Durmishi theksoi se Ligji mundëson angazhimin
me punë e të punësuarve, të papunëve, studentëve, nxënësve dhe pensionistëve, pa
humbur me këtë rast të drejtat e tyre tashmë të përvetësuara.
Në fazën e parë, siç informoi ministri, janë përfshirë veprimtaritë ku ekonomia gri është
më e theksuar – bujqësia, pylltaria, peshkimi, objektet akomoduese, veprimtaritë e
shërbimit të ushqimit dhe veprimtaritë në amvisëri.
“Me zbatimin e ligjit pritet formalizimi i rreth 17.400 persona, nga të cilët deri në 12.000
punëtorë sezonalë në bujqësi dhe rreth 5.400 punëtorë të palajmëruar në turizëm,
hotelieri dhe shërbime,” tha Durmishi.
Ai theksoi se reforma sjell përfitime edhe për punëtorët edhe për punëdhënësit, përmes
procedurave të thjeshtuara administrative, pagesës në orë, pagesës së kontributeve
dhe mbrojtjes së qartë juridike të të drejtave të punëtorëve.
Paralelisht me këtë, ministri përkujtoi se nga 1 janari i vitit 2026, fillon të zbatohet Ligji
për Mbështetjen Financiare të Investimeve, gjë që siguron mbështetje financiare për
kompanitë që investojnë, krijojnë vende të reja pune dhe realiziojnë rritje të të
ardhurave.
“Kombinimi i këtyre dy ligjeve nënkupton njëkohësisht luftimin e ekonomisë gri dhe
mbështetjen aktive të ekonomisë formale, me çka shteti krijon klimë të qëndrueshme, të
parashikueshme dhe të drejtë afariste”, tha ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar
Durmishi.




