Durmishi: Kali i Trojës po e humb betejën, ndryshimi po vjen!

Besar Durmishi nga Lëvizja BESA ka reaguar nëpërmjet rrjetit social facebook duke përshëndetur vendimin e Taravarit ku sipas tij Kali i Trojës po e humb betejën.

“Shqiptarët përfundimisht i thonë jo përçarjes, jo ndarjes, jo krimit, jo korrupsioni dhe pro bashkimit, pavarësisht se dikush tenton ta pengojë. Lufta 22 vjeçare qe opozita të jetë bashkë, sot po merr fund pasi edhe Kali i Trojës po e humb betejën. Populli dhe vullneti i tij padyshim se janë më të fuqishëm se vetë Troja. Liderët opozitar duke u nisur nga Kasami, Taravari, Mexhiti, Gashi arritën te bëhen tok bashkë dhe të nisin një epoke të re, nje frymë të re demokratike për shqiptarët.
Ndryshimi po vjen, kohë të mira po vijnë dhe me 8 maj do kurorëzohet fitorja ndaj betejës së Trojës tok me Kalin e saj. Zëri i popullit duhet te dëgjohet, të materializohet në kuvend e ekzekutiv, të artikulohen kërkesat dhe të nisin epoken e re të historisë shqiptare ne Maqedonine e Veriut. Politika dhe historia janë dy çështje qe ne vete kanë shumë të perbashkëta nëse me vete nën një zë kanë popullin. Tani është momenti për të bërë historinë me ngjarje dhe fitore historike” – shkruan Besar Durmishi. /Zyrtare.net