Durmishi “hap thesin”: 40 milionë euro për punësimin e të rinjve dhe ekonominë e re digjitale

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, nga konferenca “Punësim dhe Veprim” njoftoi se 40 milionë euro janë siguruar për Planin Operativ të Punësimit, me fokus të veçantë te të rinjtë, trajnimet dhe mbështetja për bizneset e reja.

“Sektori i proceseve afariste dhe ICT është motor i ri i ekonomisë sonë dhe mundësi reale për transformim”, deklaroi Durmishi, duke theksuar se prioritet mbetet krijimi i vendeve të qëndrueshme të punës dhe formalizimi i ekonomisë.