Në dhjetor, pati një rënie të çmimeve të ushqimit dhe pijeve, dhe e njëjta gjë u vu re në fillim të janarit, prandaj nuk ka arsye për ndonjë masë.
Këtë e deklaroi Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmisi, duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me masat për të ulur ose stabilizuar inflacionin.
Siç thotë ai, nëse do të ketë një rritje enorme të çmimeve, siç ka pasur në të kaluarën, do të merren masa, por në këtë pikë, ai thekson se një gjë e tillë nuk është e nevojshme.
“Për momentin, nuk shohim asnjë arsye për të marrë ndonjë masë, për të kufizuar marzhin e fitimit bruto ose për të kufizuar çmimet. Po e monitorojmë situatën çdo ditë, jemi në komunikim me përfaqësuesit e ISHT-së, nëse ka nevojë, siç kemi reaguar në të kaluarën, do të reagojmë edhe këtë vit.
Por, në dhjetor, më lejoni ta theksoj edhe një herë, në sektorin e ushqimit dhe pijeve, inflacioni, pra çmimet, u ul me 0.4 përqind dhe jam i bindur, besoj se ky trend do të vazhdojë edhe këtë vit”, thotë Besar Durmishi.




