Lajm i mirë këtë të diel për rreth 11 mijë të punësuar!
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishit, ka thënë se me marrëveshjen e arritur me sindikatat, nis rritja e pagave për administratën publike, gjyqësorin dhe prokurorinë, me 8% rritje në fazën e parë.
“Kjo rritje është faza e parë e procesit të dakorduar me sindikatat, që në total parasheh rritje deri në 40%.
Qeveria po dëshmon se puna dhe dinjiteti i punonjësve janë prioritet. Politika e rritjes së pagave po shtrihet hap pas hapi, nga arsimi dhe shëndetësia deri te administrata publike”, ka shkruar ministri Durmishi.
Lajme Durmishi: 40% rritje të pagave për punonjësit e administratës shtetërore dhe të...



