Dullovi: Shumë studentë tërhiqen për shkak të gjuhës

Pengesat gjuhësore dhe ndjesia e padrejtësisë po kthehen në pengesa serioze për karrierën e juristëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për Alsat, Besa Dullovi nga Lëvizja Studentore ka potencuar se një numër i madh i studentëve, madje edhe ata me rezultate të shkëlqyera, po tërhiqen nga dhënia e provimit të jurisprudencës si pasojë e presionit dhe diskriminimit gjuhësor. Sipas Dullovit, ky fenomen po krijon një disbalancë të rrezikshme në tregun e punës dhe në sistemin e drejtësisë, duke lënë juristët shqiptarë jashtë garës për pozita kyçe.